Gezim Mekuli, nga Gazmend FreitagGezim Mekuli, nga Gazmend Freitag, mekulipress

Gazetaria e Tiranës dhe e Prishtinës, është një arenë për ndjenjat e forta. Në mes shtypit partiak dhe atij amatoresk, sot ne ndeshemi edhe me gazetarinë e lotëve e të emocioneve.

Nga Gëzim Mekuli,
Kritik i mediave

Ku gjindet gazetaria shqipe sot? Gazetari e aferave private?

Në mes të gazetarisë partiake dhe asaj private, kemi sot edhe “gazetarinë e lotit”. Gazetaria shqipe -e Tiranës dhe e Prishtinës- është një arenë për shfaqjen e ndjenjave të forta. Këto janë duke prodhuar një klimë e një skenografi melodramatike; Ku aktorët politik (partiak) dhe mediabërësit ”qajnë e vajtojnë”. Këta gazetarë e gazetare janë me plot ndjenja; Pra janë shumë “të ndieshëm”. Në hulumtimin tim, të bërë nëpër mediat e Tiranës dhe Prishtinës, del se gjatë dhjetë viteve të fundit në gazetarinë shqipe fjala “ndjenjë” dhe fjalia “kam ndjenjën se”, është përdorur tre herë më shumë se fjala “mendim”, ”besoj” dhe “Unë mendoj se…”.
Në momentin kur një gazetar apo një gazetare “moderne” shqiptare, shprehet sikurse “Unë kam ndjenjen se…” lirisht mund të kuptoni se kjo/ky gazetar po mundohet të thotë: “Unë mendoj se…”

Teatri ynë politik i mediatizuar është një arenë e ndjenjave, (apo emocioneve, siq shprehen gazetarët dhe gazetaret “moderne”). Gazetaria jonë është një fushë ku mund të derdhësh lot, të bërtitësh, të aktrosh e të zbrazësh ndjenjat. Këta gazetar e gazetare të ndjenjave të forta kanë bërë që në vend të logjikëzimit të opinionit dhe hapësirës publike, të kemi ”sentimentalizimin” e opinionit dhe hapësirës publike. E, kjo veçanërisht të bie në sy, e të godet n’vesh, kur në fjalimet dhe deklaratat e politikanëve dëgjon shprehjen si p.sh. “Kam ndjenjën se Partia ime”, “Po tutna se Qeveria…”, “Po frikësohem se Kryeministri….”, “Ndenjat e mia më thonë se Kosova do të fuqizohet” etj, etj.

Kjo gazetari e emocioneve është duke luajtur një rol të keq, e të madh, në kuptimin melodramatik të proceseve poltike në të cilën po kalon Kosova. Sot, gazetaria është kryeaktori dhe kryeçelësi ku, përmes sajë, socialja, politika, dhe vet jeta, po emocionalizohet dhe intimizohet. Gazetaria ”jonë” infanteliste dhe gazetarucët shqiptarë më shpesh, e më shumë, merakosen për temperaturën në debatet televizive, se sa për përmbajtjen e debateve; I ipet peshë, rëndësi e hapësirë emocianilizimit dhe intimizimit të debatit, në vend të logjikëzimit dhe zhvillimit të sajë.

Bubrecizimi i politikës konsruktive përmes emocioneve

Kjo llojë gazetarie, sot për sot, nuk e ka njetin të lirohet nga partia e as nga aktorët ekonomik. Por, kjo gazetari, të paktën, do të duhej të fillonte spastrimin etik brenda vehtes së sajë. Epo mire, nësë gazetaria jonë po u larguaka nga partia e as nga oligarkia, atëherë në cilin drejtim po shkojnë mediat tona? A kemi gazetari logjike, germuese e kritike? Largimi i gazetarisë nga emocionet e nga partitë politike nuk do të duhej të ngatërrohej me largimin e gazetarisë nga ideologjia e as nga politika. Këtu do të mund të flisnim për një ideologji të re, atë gjeo- ekonomike, pra mirëqenje kolektive.

Është pavarësia, ajo që është një ndër qëllimet më të dëshiruara në ideologjinë profesionale gazetareske. Por, shkëputja e gazetarisë nga partia keq-kuptohet edhe si shkëputje nga burimet e informacionit. Mediat shqipe qëmoti janë të varura nga varësia e gazetarëve nga partia dhe “ndërkombëtarët e fortë e të gjithëdishëm”. Nuk duhet harruar se gazetarët janë njëkohësisht regjisor dhe kritik të dramaturgjisë që këta e prodhojnë vet.

Kjo gazetari partiake ka kontribuar që debati politik, kulturor e i vlerave, në një shkallë mjaft të lartë, të ketë qenë i izoluar dhe i okupuar; Ky okupim i debatit të shoqërisë sonë ka qenë i pashëm edhe në taborrin e akademisë sonë të shkencave. Si pasojë e kësaj gazetarie bubrecizuese sfera jonë publike ka humbur energjinë e saj karakteristike, dhe kjo si rezultat i një deficiti të një gazetarie mendimndërtuese e mendimkritikuese. Gazetaria bubrecizuese ka çuar tek Bubrecizimi i mendimit dhe veprimeve logjik.

Në vend të objektivitetit dhe fakteve, shqiptarët, pra gazetaria shqipe, ka ndërtuar “Barbi gazetarinë”. Dhe mu këtë gazetari, dhe këtë opinion, e dëshironte dikur UNMIK-u, oligarkët dhe Pushtetarët… E dëshirojnë edhe sot, sepse lufta më e madhe sot për sot është lufta për idetë, lufta për të kontrrolluar e zotruar mbi idetë e mendimet.