Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar propozim-vendimi për themelimin e një këshilli organizativ për shënimin e ditës së Falmurit të Kombit shqiptar dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë së cunguar.

Kryeministri Albin Kurti e lexoi me krenari këtë propozim “për të nderuar këtë festë të madhe kombëtare”.

“Për të nderuar këtë festë të madhe kombëtare, propozoj para jush krijimin e këshillit organizativ që do të ngarkohet me përgjegjësi për realizimin e programeve, ceremonive shtetërore me rastin e kësaj feste dhe këtij përvjetori jubilar”, tha Kurti

Shefi i Qeverisë tregoi se këtë këshill do ta kryesojë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Këtë 28 nëntor, Shqipëria shënon 110 vjetorin e pavarësisë.