Në një seminar të mbajtur nga ‘Shoqëria Mbretërore Gjeografike e Londrës’ dhe nga Instituti ‘EarthWatch’ është argumentuar se bleta është krijesa më e veçantë dhe më e rëndësishme për mbijetesen e njeriut dhe për planetin tokë.

Të gjitha speciet janë të paçmueshme për ekosistemin e planetit, por qëllimi i debatit ishte të rritet vetëdija për ruajtjen e bletëve, duke i kërkuar publikut të votonin për një prej specieve më të rëndësishme.

Një e katërta e një milion llojeve të bimëve dhe luleve mbështeten te mjalti i bletës, specie të shumta janë jetike për bujqësinë vitale, dhe pa bletët ne do t’i humbnim bimët lulëzuese dhe produkte të ndryshme, raporton “Free Worlds Facts”.

Ndër arsyet kryesore për uljen e mjaltit dhe humbjes së bletëve është fatkeqësia natyrore, spërkatjet me kemikate dhe sëmundjet e ndryshme.

Për të qenë më specifik, 70% të furnizimit tonë ushqyes varet nga bleta, dhe nga fertilizim që e bëjnë në shumimin e bimëve të cilat janë edhe ushqim për krijesa të tjera.

Rreth 250 mijë lloje të luleve varen nga mjalti i bletëve për fertilizim, shumica prej tyre janë të domosdoshme për kopshtarinë botërore dhe pastaj mos të harrojmë edhe medicinën e cila varet nga bletët, sepse shumica e bimëve mjekësore iu nevojitet mjalti i bletës për shumim.