INSTITUTI SHQIPTAR PËR GJEOPOLITIKË

FTESË
Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë – ISHGJ, organizon Tryezën Shkencore, me pjesëmarrje të studiuesve nga të gjitha hapësirat shqiptare.

Në këtë organizim synohet që të sillen trajtesa të spikatura shkencore origjinale, për të ndriçuar aspekte të ndryshme historike, gjeopolitike, gjeostrategjike, ekonomike, kulturore etj.

Tema bosht: “RENDI I RI BOTËROR – “ BLLOQET POLITIKE DHE POZICIONI I BALLKANIT”

Data e mbajtjes së konferencës: 02 Dhjetor 2022.
Fillimi: 10.00
Vendi i mbajtjes së konferencës: Resort Holiday, Prishtinë- Sllatinë

Mirënjohje dhe falënderime sponzorit të këtij organizimi Kompania ‘’Buquku’’-Pejë