Today I met the Prime Minister of Kosovo, @albinkurti ahead of the Berlin Process Summit.
We discussed the Kosovo-Serbia relationship and the need for courage and compromise to benefit people in both countries.
UK-Kosovo relations are strong and long-standing
pic.twitter.com/NDP6jEPpq5
— James Cleverly
(@JamesCleverly) October 31, 2022
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly ka takuar sot kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në Londër.
Cleverly ka shkruar përmes Twitter-it, për takimin me Kurtin, teksa tha se kanë diskutuar për marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe “nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve në të dy vendet”. Z. Cleverly vuri në dukje se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe janë të fuqishme dhe jetëgjata”.
“Sot takova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së procesit të Samitit të Berlinit.
Diskutuam për marrëdhëniet e Kosovës e të Serbisë dhe nevojën për kurajë dhe kompromis, në dobi të popujve të të dyja vendeve.
Marrëdhëniet Kosovë-Britani e Madhe janë të fuqishme dhe jetëgjata.”, ka shkruar Cleverly.