Shumë risi, dhe aspak të pëlqyeshme për përdoruesit, pas blerjes së Twitter nga Elon Musk. Përvec pushimit nga puna të 25% të nënpunsve, manjati i rrjeteve socioale ka në plan të vendosë një kosto për verifikimin e profileve, që mund të shkojë deri në 8 dollarë në muaj. Një shifër gjithësesi më e ulët se 20 dollarë të parashikuar fillimisht. Bëhet fjalë për profile që respektojnë disa karakteristika dhe që i përkasin institucioneve qeverisëve, personazheve publike apo krijuesve të përmbajtjeve shumë ndikuese.

Për momentin përdoruesit e Twitter kanë mundësi, për një kosto rreth 5 dollarë në muaj, që të abonohen në Twitter Blu, një version më i fuqizuar që ofron akses për funksione premium, si për shembull mundësia për të lexuar artikuj apo për të parë paraprakisht një mesazh para se të dërgohet. Versioni i ri i Twitter Blue përfshin dhe verifikimin e profilit.

Të gjithë përdoruesit të cilët dëshirojnë të mbajnë porfilin e tyre të verifikuar duhet të abonohen dhe të paguajnë kuotën e parashikuar, brenda një afati prej 90 ditësh. Një vendim i tillë pritet të zyrtarizohet brenda datës 7 nëntor.

Sipas një mesazhi në Twitter të Elon Musk, i gjithë procesi i verifikimit të profileve po rinovohet. Objektivi kryesor është lufta kundër profileve të rreme. Pronari i Tesla ndërkohë në fushatën e tij për rinovimin e Twitter, filloi duke pushuar nga puna administratorin e deleguar dhe një pjesë të mirë të drejtuesve të kompanisë.