Çun Lajçi
“Albini e shkatërroi Kosovën” po trumpetojnë, jo Serbia, jo Vuçiqi, jo Rakiqi! MoZot! Ata janë engjëj! Albini e shkatërroi të shkatërruemen njizetëvjeçare!
Dhe po i rrehin teneqet analfabetët, injorantët e samarin po ia bajnë copë-copë.
Njiherë i than ik se na prishe me Amerikën, mbramë po thoshin hap rrugë se na prishe me Serbinë. Sikur nuk i patën shokë edhe Rakiqin edhe Radojçiqin. Sikur s’ po shifen në foto me kriminelët e Veriut!
Edhe ma mjerim s’ke me pa more Ragip Rugova, po ta thotë ky artisti yt! Lufta po kërset prandaj alarmohen trimat e pallateve luksoze, se ato mund të digjen e prap kthehen n’samarin e magarit! Kjo asht brenga e tyne, jo e Veriut që po grabitet si Krimeja!
Ku i keni 50 mijë veteranët që si mobilizoni ju komandanta, po Albinin po doni me përbi?
Ku i kemi do Gjenerala lufte që s’e ndihmojnë Kryeministrin po e shajnë! Dhe çka don ky rritmi i rrugëve që belbëzon e shkumon?