Sot nga ora 12:00 në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut, do të protestojnë nacionalistët dhe seperatistët serb.

Protesta është thirrur nga Lista nacionaliste Serbe, e cila i ka tre kërkesa seperatiste.

Anulimi i vendimit për targa, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe vendosja e një komandanti serb në veri, janë tri kërkesat e paraqitura.

Dje Lista Serbe pas bisedave të ngushta me Beogradin mori vendim për tu larguar nga institucionet e Kosovës.