Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së mbledhjes së Qeverisë, ka folur mbi situatën e krijuar në veri.

Kurti i ka bërë thirrje edhe një herë serbëve të mos të mos i bojkotojnë dhe braktisin institucionet.

“Sundimin e ligjit e kemi obligim institucional, nuk është zgjidhje është detyrim. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata që po iu pengon luftimi i kriminalitetit”, tha Kurti.

Serbët, tha ai, kanë probleme me sulmet, bombat, trysninë e kërcënimet me të cilat po përballen, duke theksuar se ato po urdhërohen nga Beogradi.

“Ne jemi qeveri e të gjithëve, kundër kriminelëve”, tha Kurti..

Derisa ka treguar se shqiptimi i vërejte tek veturat me targa serbe ka vazhduar, pa asnjë incident.

Më 1 nëntor, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit të saj prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Besohet se në Kosovë janë rreth 10 mijë makina me targa serbe.