Situata në Kosovë na solli në kujtesë thënien e Presidentit amerikan Kennedy, që për shqiptarët, e në veçanti për Kosovën, është edhe aktuale.

Thënia e tij:“Kur shkruhet në kinezçe, fjala “krizë” ka dy shenja. Njëri shënon rrezikun dhe tjetri shënon mundësinë”, ka porosi e peshë të madhe.

Në Kosovë deri më sot, sipas medias dhe pushtetarëve, nuk kishte krizë. Por ne e dinim se kishte kapitulim, sepse s’kishte ide, qëllim e as politikë vetanake.

Sot kemi krizë, sepse reagoj ideja, mendimi dhe politika që niset nga vetëvetja, pra “autoktonia në mendim dhe veprim”.

E kjo autoktoni është problem për Serbinë e për hegjemoninë, sepse ‘krizën’ ajo, pra Serbia, bashkë me shqiptarët e moderuar e të korruptuar të Tiranës dhe të Prishtinës, kishte arritë me e mbulu, me e masku e me e fashit për 20 vjet rresht.

Ra televizori dhe u thy e u bë copë-copë, dhe, sot krejt i madh e i vogël, po e shef të vërtetën; se paska krizë! E në këtë krizë ka MUNDËSI më shumë, e rrezik më pak.
Rreziku ishte dje, pra rreziku kaloj. Sepse krizën, ata, të moderuarit e të korruptuarit, na e paraqitnin në televizor si “qetësi”, si “siguri” e si “storie suksesi”.
Të nderuar lexues,

Sot Kosova është kryetema në kancelaritë e korruptuara europiane. Është kryefjalia KOSOVË, sepse ka rrezik.

Pra ka MUNDËSI; E MUNDËSA është mos me ‘lshu pe’ para hegjemonisë serbe.
Mos me leju Serbinë e Qubrilloviqit, Qosiqit, Daqiti, Millosheviqit e t’Vuçiqit me i përdorë trikat propagandistike e mediatike të Adolf Hitlerit për me e dopingu politikën vendore, dhe ndërkombëtare, ashtu sikurse e dopingoj Hitleri në vitin 1936-1939.
Sot fjalën KRIZË kuptojeni si MUNDËSI, jo si rrezik, të dashur lexues.

Zhelensky nga kriza krijoj mundësinë, ashtu do ta krijojmë edhe ne, po që se është nevoja.

PrapaKthim s’ka. S’ka sepse nuk mundesh me e kthy n’jetë Adem Jasharin me shokë e as me familje, as fëmitë e vramë s’mundesh me i kthy n’jetë; e as jetën e qetë e normale, t’grave shqiptare, t’dhunume prej ushtrisë së Serbisë, nuk mundesh me ua rikthy më:
Prandaj ka MUNDËSI, sepse paska KRIZË!