“Koha për bashkim, jo për linçim”
Sebastian Zonja

Vetëvendosja në Prishtinë ka harruar se është në pushtet dhe duhet të bëjë politikë, por vijon me propagandën si dikur në opozitë.
Armik kam atë që kërkon të më marrë pushtetin, jo atë që kërkon të më shuajë nga faqja e dheut si vend. Armikun e kam kundërshtar, ndërsa opozitarin e kam armik – logjika bajraktareske e disa shqiptarëve në politikë.
Sfidat e Kosovës janë: anëtarësimi në OKB, kontrolli i territorit, mbyllja e bisedimeve në Bruksel, anëtarësimi në NATO, njohja nga pesë vendet e BE-së…
Sfida e qeverisë Kurti – të themi se opozita është e lidhur me Beogradin.
Sfida e opozitës – të themi se Kurti s’bën kurrgjë nga ato që ka premtuar.
Qytetarët e Kosovës – krejt hajna paski qenë!
*
Ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Thomas-Greenfield mbërriti të dielën në Shqipëri, ndërsa nisi të hënën takime të rëndësishme me krerët e politikës në Tiranë.
Gjatë takimit me të në presidencë, kreu i shtetit Begaj përshëndeti pozicionin e Shteteve të Bashkuara dhe rolin personal të Thomas-Greenfield në rishikimin tërësor të rolit dhe statusit të UNMIK-ut në Kosovë.
“Është shumë e rëndësishme që OKB-ja të njohë progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës për ndërtimin e shtetit ligjor e demokratik, por edhe për kontributin e saj për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore, të pranuar tashmë nga më shumë se gjysma e vendeve anëtare të organizatës”, nënvizoi kreu i shtetit.
Të dielën, një diplomat i kalibrit të lartë amerikan, Chris Hill, ambasador amerikan në Beograd, ka artikuluar çuarjen përpara të Asosacionit. Kjo është temë e nxehtë në Kosovë. Askush nuk preferon që ta kap me dorë këtë çështje.
Ndërkohë, çuarja përpara e projektit franko-gjerman, ku, me gjasë, përfshihet klauzola që ka parashtruar diplomati gjerman W. Ischinger në vitin 2011, se “palët nuk pengojnë njëra – tjetrën për anëtarësim në organizma ndërkombëtarë”, mund të ketë sjellë në Tiranë diplomaten e rëndësishme amerikane, që sot, me rastin e luftës në Ukrainë, barazohet nga pesha me kryediplomatin Blinken.
Futja e Kosovës në OKB kërkon bashkërendimin e aktorëve të rëndësishmën ndërkombëtarë që garantojnë shtetësinë e saj, siç janë amerikanët, britanikët, francezët, gjermanët dhe italianët.
Futja e saj në NATO kërkon njohjen nga anëtarët e BE-së që nuk e njohin ende.
Vizita të nivelit kaq të lartë në Tiranë nuk ndodhin më kot.
Ndërsa situata në veri të Kosovës është e tensionuar dhe duhet bashkërendim i faktorit shqiptar në Prishtinë, segmente të Vetëvendosjes gjejnë kohën që të linçojë opozitën vendase si të lidhur me krimin dhe me Beogradin.
Është e njëjta teknikë që përdor Rama në Tiranë, ku, për çdo gjë që thotë opozita, Rama thotë “rublat ruse”. Kjo veçse shton ndasitë dhe nxeh gjakrat, se asgjë nuk zgjidh, është propagandë.
Linçimi i opozitës në këtë kohë është mungesë e pjekurisë politike. Opozitat nuk janë “think tank” që ndërtojnë politika sigurie dhe qeveria i merr ose jo në konsideratë. Opozitat përfitojnë nga rasti dhe godasin pikat e dobëta të qeverisë. Rasti konkret është se Kurti nuk e dëgjoi apelin amerikan për shtyrje të afatit të targave.
Nëse opozita kërkon ta kapitalizojë këtë pikë, siç ka bërë më herët Vetëvendosja me tema të tjera, pse duhe të linçohet si e lidhur me Beogradin?
Ndër problemet e rëndësishme të Kosovës sot është kontrolli i territorit, dhe, po aq sa është problem sigurie, është edhe çështje politike.
Linçimi i opozitës dhe paraqitja e tyre jo si kundërshtar politik, por si armiq të Kosovës dhe sovranitetit të saj është në dëm të demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës, se nuk është e largët dita kur kjo lloj politike të kthehet në instrument për t’u përdorur nga Beogradi. Dhe segmente të Vetëvendosjes po ndihmojnë verbtazi në këtë pikë, duke i shtruar terrenin Beogradit që të hyjë paq në polarizmin e situatës në Prishtinë.
May be an image of 3 people and people standing
Red Varaku and others
8
1
Like

Comment
Share