“Ka edhe persona si unë që punojnë faturino. Është një punë nga ato që fiton një euro për çdo picë qëdorëzon. Është një nga ato punë që nëse nuk tregohesh i vëmendshëm, të vjedhin motorin, ose të ndalojnëdhe të godasin pa asnjë arsye, ose klientët të japin lekë fallco dhe nuk i dallon dot në errësirë. Por ka edhe klientë të tillë që një ditë të caktuar, i dorëzon një picë dhe sheh se ai është një punëtor i thjeshtë, i cili jeton me gruan dhe fëmijët e tij. Kupton se ai është një person si ti, që mundohet gjithë muajin dhe mezi ia del t’i mbyllë shpenzimet, por që të lë një bakshish prej 50 eurosh me një shënim që të emocionon pamasë. “Jam një punëtor i thjeshtë, por e di se sa sakrifikuese dhe e rrezikshme është puna jote, sidomos në një periudhë të tillë, kur askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Ky është një shënim i tillë që na kujton se ndryshimin e bëjmë të gjithë ne, jo domosdoshmërisht vetëm tëpasurit. Nuk duhet ta harrojmë këtë gjë. Ndaj, faleminderit për sakrificën tënde! Faleminderit për shpresën që më dhe!”. – Genny Dani

Ka plot persona që bëjnë një punë të thjeshtë, pasi u duhet të mbyllin shpenzimet mujore. Ata zgjedhin tëbëjnë një punë të ndershme, në vend të një pune tjetër që mund të ishte më tepër fitimprurëse, por qëkurrsesi nuk do t’u jepte mundësinë të jetonin të qetë. Ndërkohë ne, njerëzit e tjerë, zgjedhim t’i gjykojmëapo t’i bëjmë dëm, duke ia vështirësuar punën që bëjnë.

Secili nga ne ka nevojë të sigurojë të ardhurat që i nevojiten, dhe të bësh një punë të ndershme për t’i siguruar këto të ardhura, nuk është kurrsesi turp. Të gjithë duhet t’ia lehtësojmë sadopak punën atyre qëpërditë na sigurojnë ushqimin, pijet, apo çdo gjë tjetër që na e lehtëson jetën. Duhet të ndiejmë njëdetyrim të brendshëm për t’u sjellë mirë dhe për të mos i ulur të tjerët. Nëse dikush na respekton, ai person meriton respekt dhe kur e kemi të mundur, meriton edhe ndihmë ekonomike nga ana jonë.