Deputetët e Listës Serbë të cilët dhanë dorëheqje ditë më parë nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, janë zëvendësuar me deputetë të tjerë të kësaj partie.

Më 5 nëntor 2022, Lista Serbe njoftoi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndërkaq me 7 nëntor edhe zyrtarisht dorëzuan mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Largimi i tyre erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.