Organizatat e shqiptarëve të Amerikës reagojnë për zhvillimet e fundit në Ballkan
Ju lutem shpërndajeni sa më gjerësisht!
Ju faleminderit!
—————————————————————–
For Immediate Release:
Diplomats Must End Appeasement of Serbia
Washington, D.C. – 21 November 2022,
We, the undersigned, representatives of the Albanian American community, are deeply concerned with the deliberate obstruction of progress and provocations emanating from Belgrade. These tactics are intended to fuel tensions and undermine EU-led, US-supported, efforts for any realistic and lasting agreement of peace and mutual recognition between Kosova and Serbia. Serbia remains a Russian proxy in the region, with increasing public support in both countries reinforcing the growing alliance between the Vucic and Putin’s regimes. While Vucic and his cronies are getting enriched by their unholy ties to Russia, flexing with organized criminals and Putin’s aid throughout the region, diplomats are continuing with patience and appeasement.
Current pressures from diplomats seeking further compromises from Kosova and its citizens are counter to the very democratic principles of justice, equality, and progress for Balkans and Europe. History has demonstrated time and again that pandering to Vucic and his Milosevic era cronies, which incessantly undercut efforts of the democratic world, leads to delayed progress and inevitable escalations. Yet, anytime Serbia grumbles with discontent and flirts with Russia and/or China, international partners strangely seem to ask for more concessions from citizens of Kosova. They seem to coerce Kosova into an unviable agenda of delayed solutions, instead of standing up for its admirable new democracy that aspires to be a role model for the entire region. These regrettable approaches have resulted in keeping Kosova in limbo for decades, while imposing much higher costs for the Euro-Atlantic allies and contributing to the suffering of all the Balkan people.
The Republic of Kosova is an aspiring democratic state. Its constitutional framework establishes that every citizen, despite race, gender, or ethnicity, is equal under the law. Kosova has the most advanced liberal democratic framework with comprehensive affirmative action rights for minorities, especially the Serb minority – rights which are not matched even by the most advanced democracies in the European Union – certainly not remotely consistent with the horrific treatment that Albanians continue to receive in Presheva valley, in Serbia. We applaud the sacrifice, democratic principles, and the long overdue commitment to the rule of law evidenced in the decisiveness of Kosova’s leadership. We also call upon all political and civil leadership in Kosova – both Serb and Albanian – to galvanize efforts for normalizing relations and integrating all Serbs in northern municipalities with the rest of citizens living in Kosova.
Kosova’s critical objective is its quest to join all Euro-Atlantic organizations as a capable and responsible partner to allies in Europe and the US. It has no alternative but to reject further concessions designed to divide the country along ethnic or religious lines. Instead of pressuring for further compromises, western leaders should embrace Kosova as a reliable partner – a source for stability and rule of law in the region. International pressure should be on the remaining few nations to recognize and accelerate Kosova’s entry into NATO. With any luck, if Serbia sees that the resolve is real, perhaps it may cut its alliance with Putin and embrace Kosova as an independent state within Europe and the NATO alliance.
Signatories of the Statement, Albanian American Organizations:
Pan-Albanian American Congress (PAAC)
Batalioni Atlantiku – Atlantic Battalion
Albanian-American Community of Illinois (AACI)
Malesia e Madhe Association, New York
Albanian Diaspora Business Network
Peja – New York Association
Kraja Association
Ulqini Association – Chicago
Çameria Association
Prespa Association – Chicago
Uskana Association
Plave Guci Foundation
Ana e Malit Association
Valet e Liqenit Association
Jehona Association – Michigan
—————————————————————–
Diplomatët duhet t’i japin fund ledhatimit ndaj Serbisë
Washington DC – 21 Nëntor 2022
Ne të nënshkruarit, përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, jemi thellësisht të shqetësuar me pengimin e qëllimshëm të progresit dhe provokimet që burojnë nga Beogradi. Këto taktika kanë për qëllim të nxisin tensionet dhe të minojnë përpjekjet e udhëhequra nga BE-ja e të mbështetura nga ShBA-ja për çdo marrëveshje realiste dhe të qëndrueshme të paqes dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia mbetet dorë e zgjatur e interesave ruse në rajon, me mbështetje publike në rritje në të dyja vendet, duke përforcuar aleancën në rritje midis regjimeve të Vuçiqit dhe Putinit. Përderisa Vuçiç dhe kolaboracionstët e tij po pasurohen përmes lidhjeve të tyre ogurzeza me Rusinë, duke u përkulur para krimit të organizuar dhe ndihmësve të Putinit në të gjithë rajonin, diplomatët po vazhdojnë t’i tolerojnë e përkëdhelin.
Presionet aktuale nga diplomatët që kërkojnë kompromise të mëtejshme nga Kosova dhe qytetarët e saj janë në kundërshtim me parimet demokratike të drejtësisë, barazisë dhe progresit për Ballkanin dhe Evropën. Historia ka dëshmuar përherë se përkëdhelja ndaj Vuçiqit dhe kolaboracionistëve të tij të epokës së Millosheviçit, të cilët pandërprerë minojnë përpjekjet e botës demokratike, pengon progresin dhe çon drejt përshkallëzimeve të pashmangshme. Megjithatë, sa herë që Serbia bën ankesa dhe flirton me Rusinë dhe/ose Kinën, partnerët ndërkombëtarë çuditërisht kërkojnë më lëshime tjera nga qytetarët e Kosovës. Ata duket se e detyrojnë Kosovën drejt një agjende të paqëndrueshme zgjidhjesh të vonuara, në vend që të mbështesin këtë demokraci të re e të admirueshme që aspiron të jetë një model për të gjithë rajonin. Këto qasje për keqardhje kanë rezultuar në mbajtjen e Kosovës në harresë për dekada, duke imponuar kosto shumë më të larta për aleatët euroatlantikë dhe duke kontribuar në vuajtjet e të gjithë popujve të Ballkanit.
Republika e Kosovës është një shtet demokratik aspirues. Kushtetuta e saj përcakton se çdo qytetar, pavarësisht nga raca, gjinia ose përkatësia etnike është i barabartë para ligjit. Kosova ka kornizën liberale demokratike më të avancuar me të drejta gjithëpërfshirëse të veprimit afirmativ për pakicat, veçanërisht për minoritetin serb – të drejta me të cilat nuk mund të krenohen as demokracitë më të avancuara në Bashkimin Evropian. Këto të drejta sigurisht që nuk janë në përputhje as me trajtimin e tmerrshëm që vazhdojnë të kenë shqiptarët në Luginën e Preshevës, në Serbi. Ne përshëndesim sakrificën, parimet demokratike dhe përkushtimin e vonuar të lidershipit të Kosovës për sundimin e ligjit. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje të gjithë lidershipit politik dhe civil në Kosovë – si serb ashtu edhe shqiptar – të nxisin përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve dhe integrimin e të gjithë serbëve në komunat veriore me qytetarët e tjerë që jetojnë në Kosovë.
Objektivi kritik i Kosovës është kërkimi i saj për t’iu bashkuar të gjitha organizatave euroatlantike si një partner i aftë dhe i përgjegjshëm ndaj aleatëve në Evropë dhe SHBA. Kosova nuk ka alternativë veçse të refuzojë koncesionet e mëtejshme që ndajnë vendin sipas vijave etnike ose fetare. Në vend të presionit për kompromise të mëtejshme, liderët perëndimorë duhet ta përqafojnë Kosovën si një partner të besueshëm – një burim për stabilitet dhe sundim të ligjit në rajon. Presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi ato vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën, për të përshpejtuar hyrjen e saj në NATO. Me pak fat, nëse Serbia e sheh se vendosmëria është reale, ndoshta mund të ndërpresë aleancën me Putinin dhe ta përqafojë Kosovën si shtet të pavarur brenda Evropës dhe aleancës së NATO-s.
Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni ne info@thepaac.org
Nënshkruesit e deklaratës, Organizatat shqiptaro-amerikane:
Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA)
Batalioni Atlantiku – Atlantic Battalion
Shoqata Malesia e Madhe, New York
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nga Illinois (KShAI)
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare
Shoqata Peja – New York
Shoqata Kraja
Shoqata Ulqini – Chicago
Shoqata Çameria
Shoqata Prespa – Chicago
Shoqata Uskana
Fondacioni Plavë Guci
Shoqata Ana e Malit
Shoqata Valet e Liqenit
Shoqata Jehona – Michigan