Ishte viti 1832 kur #Si Sot u lind në Plavë Jakup Ferri. Në rininë e tij mori pjesë aktive në kryengritjet e viteve ’40-’50 kundër pushtuesve osmanë dhe reformave centralizuese të Portës së lartë. Në vitet 1874-1876 Jakup Ferri ishte një nga drejtuesit kryesorë që kundërshtoi inkursionet pushtuese të Malit të Zi, kështu ai u bë i njohur si një nga udheheqësit kryesorë shqiptarë të luftetarëve të Plavës e Gucisë.

Në vitet e Lidhjes së Prizrenit, Jakup Ferri ishte organizatori kryesor i aksionit të Gjakovës, që çoi në vrasjen e pashait turk. Si anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë dhe si udhëheqës, ai në krye të 8000 luftëtarëve, luftoi me guxim dhe heroizëm kundër forcave gjakpirëse të ushtarëve dhe gjandarmërisë të Malit të Zi, të cilat sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, kishin ardhur për të coptuar tokat shqiptare deri sa ra heroikisht më 11 janar te vitit 1880, dukte u bërë shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Gjithë jeta dhe vepra e Jakup Ferit është e lidhur ngushtë me luftën e popullit shqiptar të  Plavës e Gucisë, kundër pushtuesve osmanë dhe shovinistëve malazezë, për çlirim dhe bashkim kombëtar.