Mbretëria e Bashkuar i ka vendosur sanksione nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviqit, lider i një grupit të organizuar kriminal.

“Duke i mbushur xhepat e tyre përmes korrupsionit dhe vjedhjes, aktorët e korruptuar kanë një efekt gërryes në komunitetet përreth tyre – duke minuar demokracinë dhe duke privuar vendet nga burimet jetike për përfitimin e tyre”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

Milan Radoiçiq, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe Radojcic ka përfituar nga shpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’i dhënë kompanive të tij të ndërtimit kontrata fitimprurëse, sipas njoftimit të qeverisë britanike.

Zvonko Veselinoviç në anën tjetër, një biznesmen i industrisë së ndërtimit në Kosovë, ka përdorur kontrata publike për të përvetësuar fondet shtetërore, shton tutje Mbretëria e Bashkuar.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalim të udhëtimit, si dhe ngrirjen e aktiviteteve. Radoiçiq dhe Veselinoviq janë sanksionuar edhe nga SHBA-ja.

Është i tmerrshëm fakti se si këta dy kriminel kishin lidhje edhe me politikanë të ish-pushteteve të Kosovës.