Ambasada ruse në ShBA ka reaguar rreth lajmeve të qarkulluara në media për dërgimin në Ukrainë të sistemit mbrojtës Patriot, që do të rriste ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse të Kievit.

Nëse informacioni konfirmohet ne do të dëshmojmë një tjetër hap provokativ që mund të çojë në pasoja të paparashikueshme, citohet deklarata.

Nuk dihet se çfarë do të thotë një gjë e tillë por aktualisht Rusia po provon atë që ka provuar ShBA në Siri vite më parë kur sulmi ajror u pezullua nga Kongresi, pas lajmit se Moska furnizoi Assadin me sistemin S-400.

Po kështu në kontekstin ushtarak lajmi pason njoftimet zyrtare për përdorimin e dronëve iranianë nga Rusis, një gjë që është parë me shumë shqetësim në ShBA dhe refuzimin e momentit nga Pentagoni për të furnizuar Ukrainën me bomba thërmuese.