Çun Lajçi: E shikoni çfar beterash keni votu?

S’e shikojnë vehtën, (se shtetin jo e jo), po sa kilogram kishte Presidentja kur e muer postin dhe me sa kilogram do të dal!?

Hej!
Lexoni e mos besoni: Me 100-të hyne thotë dikush e me 50-të kilogram do të dalësh!
Sa parashikues t’mirë këta deputetët që u futen me 0 euro e do t’dalin me miliona t’vjedhun!
Dhe Kosova dergjavet. Dhe veriu bllokohet! Dhe inatet ndër shqiptarë vazhdojnë, siç vazhdon kërcnimi i Vuçiqit për luftën tjetër!

Çka duhet me i thanë Eskobarit?
Po! Na ndihmo neve se ne e votojmë autonominë (zajednicën) për Veriun dhe ajo shkëputet e neve na sosen gajlet!

Zatën kjo qenka ajo që tha: Nëse s’e voton Qeveria, e votojmë ne me të tjerët, se serbët e Veriut kan halle, prandaj i bllokojnë rrugët!

Të tjerët qenkan ata që flasin për kilogramët e tepërt, me do që shetisin bjeshkëve (por jo nëpër Shalën e Bajgorës, jo)!