Në një video propaganduese e banditëve serbë është publikuar në rrjetet sociale. Këtu shihen se në barrikadat e vendosura nga banditët serbë në veri të Mitrovicës, ka terroristë të armatosur që shihen duke mbajtur kallashnikov në duar.

Videoja e shpërndarë në Twitter nga “Istraga B”, mund të shihen edhe pakot me shenjat e qendrës “humanitare” ruso-serbe nga Nishi, transmeton Telegrafi.
Aty shihen terroristë të armatosur duke qëndruar pranë barrikadave, si dhe u shihen kallashnikovët që i mbajnë pa as edhe drojën më të vogël.

Madje përmes një telefoni dëgjojnë lajmet nacionaliste në gjuhën serbe, kurse pakot me shenjat nga qendra “humanitare” ruso-serbe nga Nishi janë të palosura njëra mbi tjetrën pranë tyre.

Personat e armatosur kishin ndezur zjarr për t’u ngrohur kurse armët gjatë tërë kohës i mbanin me vete.