Grupet djathtiste serbe të cilat janë duke protestuar në kufirin në Jarinjë, kanë thyer për një moment kordonin e policisë serbe duke tentuar t’i afrohen kështu territorit të Kosovës.

Për një moment është dëgjuar edhe një shok-bombë, kurse policia ka arritur t’i ndalojë.

Përleshja mes protestuesve dhe policisë serbe ndodhi në territorin e Serbisë.

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.

“Patrulla Kombëtare” është organizatë e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Wagner”.

Në protestë janë parë persona të maskuar që në duar mbanin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”.

Po ashtu janë parë protestues edhe me unifrmonën e grupit paraushtarak rus “Wagner”.