Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar një video të ushtrisë dhe thotë se Kosova ka kapacitete ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror.

Ai thotë se po vazhdojnë me zhvillimin dhe avancimin e forcave ushtarake sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.

Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë.

Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA.

Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!

https://www.facebook.com/watch/?v=3463614040589781