Millosheviqi nuk është më në këtë botë, por fatkeqësisht retorika nacionaliste e tij jeton dhe është gjerësisht e dukshme në gjuhën e politikanëve serbë. Fjalimet e Millosheviqit, zgjedhja e shprehjeve gjuhësore nga ana e tij, krijuan një popull me kërkesa e nevoja për më shumë “Lebensraum” në Jugosllavi; ky popull i sajuar arriti të besonte në idenë e Serbisë së Madhe. Ai (Serbia) ishte i gatshëm të kalonte mbi kufoma për të arritur këtë gjë; deri në gjenocid.
Andaj “MekuliPress” edhe e mbështetë kërkesën historike që lulëkuqja me katër petale, me ngjyrat e Flamurit Kuqezi, të bëhet simbol zyrtar i gjenocidit shtetëror serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Oslo, 26.12.2022