Peshku qelbet nga koka dhe duhet pastruar koka!

Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania ish-Presidenti Alfred Moisiu, referuar korrupsionit dhe reformës në drejtësi.

Moisiu rrëfeu se ka 51 vjet në të njëjtën shtëpi edhe pse edhe ai do donte të kishte një vilë.

Mirëpo, me punë të ndershme, nuk bëhet.

PJESË NGA INTERVISTA:

Mëhilli: Një nga arritjet e mëdha me të cilat krenohet shumica e tanishme është reforma në drejtësi, por ju vetë keni thënë se “rakisë ju hodh ujë”. A mund të na sqaroni më tej këtë metaforë?

Moisiu: Unë pa filluar reforma kam thënë që ne duhet të bëjmë revolucion në drejtësi. Dhe ky është një revolucion që është bërë. Por unë kisha parasysh që politika duhet të qendrojë sa më larg. Sepse politika e prishi drejtësinë. E prishi sepse i duhej qe abuzimet mos dalin sheshit por të rrinë aty ku janë. Ço ne burg policin, infermierin, drejtorin a nje sekretar por ministri kryeministri deputeti ata janë të paprekshëm. Populli thotë “peshku qelbet nga koka”. Duhet pastruar koka pra.

Ne i zgjedhin njerëzit nga ana profesionale, nga ana morale, por nuk mjafton. Duhet edhe kurajo, u munhon. Sepse dalin politikanet dhe i intimidojne.

Moisiu: Korrupsioni eshte gangrena me e rrezikshme e nje kombi e nje shteti. Ne e kemi në nivelët më të larta. Nuk janë ulur ndonjehere politikanet për të parë pse vidhet, pse abuzohet.

Ju e dini qe në atë shtëpi ku jam kam 51 vjet. Pse nuk doja dhe unë të kisha një vilë? Sigurisht që doja. Nuk ka qorr që s’do sy. Por si do e beja? Me rrugë të ligjshme s’bëhet. Edhe unë mund të shfrytezoja postin, jo se s’di ta bëj. Por e thashë që vendosa interesat e vendit para.