Rusia po shpërbëhet dhe kjo ka të mirat e veta. Këtë sugjeron Janusz Bugajski, një analist në Jamestown Foundation sipas të cilit me disintegrimin e këtij shteti mbyllet një tjetër fazë e imperializmit. Për Bugajskin, i cili ka shkruar një libër mbi këtë temë, Perëndimi po shfaqet i paqartë për këtë që po ndodh dhe madje retrograd, përderisa mendon për kuadrin e përdorur në Luftën e Ftohtë.

Rusia është një shtet i dështuar. Ka qenë e paaftë të shndërrojë veten në një shtet-komb, një shtet qytetar dhe madje në një shtet të stabilizuar imperial. Është një federatë vetëm në emër, teksa qeveria qendrore ndjek një politikë të homogjenzimit etnik dhe gjuhësor dhe u mohon çdo pushtet 83 republikave dhe rajoneve të vendit…Shpërbërja e Federatës Ruse do të jetë faza e tretë e kolapsit imperial pas Bllokut Sovjetik dhe dizintegrimit të Bashkimit Sovjetik…Perëndimi bëri një gabim të rëndë kur presupozoi se me kolapsin e komunizmit sovjetik i erdhi fundi imperializimit rus, shkruan ndër të tjera  Bugajski. që vijon më hamendësimet për demokratizimin e hapësirës së re që do të krijohet.

Teza e shpërbërjes së Federatës Ruse qarkullon shpesh së fundmi nën një kontekst dështimes në teatrin e luftimeve në Ukrainë edhe pse ka shumë aktorë në Perëndim që nuk do të donin të përballeshin me një boshatisje të tillë gjeopolitike. Ndër entitetet më të interesuara për këtë evetualitet janë shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore si dhe Republikat Balltike që e kanë parë Rusinë përherë si kërcënim ekzistencial dhe identitar.