Ministri për Evropë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Leon Docherty, ka thënë se britanikët janë kundër krijimit të një enklave etnike të serbëve në Veri të Kosovës.

Kjo pasi u pyet nga deputetja dhe kryesuesja e komitetit për punë me jashtë, Alicia Kearns, e cila u shpreh “e shqetësuar rëndë” me planin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku njëra pikë specifikisht kërkon sigurimin e një “niveli të duhur të vetëqeverisjes” për komunitetin serb të Kosovës.

Këtë pikë, Kearns e quan jashtëzakonisht shqetësuese dhe e sheh në trajtën e një “Republika Srpska” tjetër në rajon, gjë që, siç thotë ajo, nuk guxon të lejohet të ndodhë.

A mund të na konfirmojë Qeveria [britanike] se është kundërrrënjëzimit të etno-nacionalizmit brenda Ballkanit?”, pyeti ajo.

Ndërkaq Ministri për Evropë u shpreh se qeveria britanike është kundër një aranzhimi të tillë, dhe se ky është qëndrim i ekzekutivit britanik.

“Edhe ne ndajmë shqetësimet e saj, nuk bëhet fjalë që të lejohet një enklavë etnike në Veri të Kosovës. Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët për të mbështetur normalizimin e marrëdhënieve. Këtë pikë ua kam bërë të qartë në Beograd dhe në Kosovë kur isha në vizitë në fund të vitit të kaluar”, është përgjigjur ministri.