Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për Miratimin e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes me Kartë Identiteti në Ballkanin Perëndimor përmes së cilës rregullohet procedura e re e lëvizjes. Ajo që bien në sy është se në arsyetimin e hapjes së vendimi nuk figuron asgjë prej Ballkanit të Hapur. Referohet:

parimi i ligjit të BE-së, konkluzionet  e  miratuara nga  liderët  në  kuadër  të  Procesit  të  Berlinit,  deklarata e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Tregun e Përbashkët Rajonal…të miratuar në Samitin e  liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Sofje, më 10 nëntor 2020…

Një tjetër element që e konfirmon këtë është pjesëmarrja në marrëveshje e Malit të Zi dhe Kosovës, që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur, i cili me këtë marrëveshje humb edhe në aspektin formal një premtim, atë të lëvizjes pa viza dhe vetëm me kartë identiteti.