Ata që e mbështetën instalimin e nepotizmit në institucionet shtetërore të Kosovës, paskan reaguar.

Ata që mbollën frikën për me u shprehë kritikueshëm ndaj oportunizmit politik e mediatik, paskan shpifur, sot, diçka kundër zgjedhjes së drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla.
Këta udhërrëfyes të gangsterizmit mediatik dhe politik, sot, në vend se të dalin në mbrojtje të televizionit publik, televizion në çkapje nga primitivizmi, joprofesionalizmi dhe putinizmi, këta po zhurmojnë.

Pse e them këtë të dashura lexuese e të dashur lexues?
AGK- Aleanca e Gangsterëve të Kosovës, kjo aleancë ideologjike, që pa u ndalë hiq, mbështeti, herë në heshtje, e herë-herë me zhurmë, kontaminimin dhe fjalën e dhunës në publik, sot paskan vajtu pse në krye të televizionit publik, qenka zgjedhur një profesionist, një gazetar, një intelektual, një debatues publik, e jo një biznismen, një dallavergji, një partiakuc a një kurvarë politik.

Të nderuar lexues,
AGK – Aleanca e Gangsterëve të Kosovës -, siq duket, nuk do qetësi e as stabilitet të brendshëm mediatik e as politik. Kjo Aleancë e Gangsterëve të Kosovës (AGK) nuk e duron që fjala e lirë, kritika e lirë, komunikimi publik e kuvendimi diplomatik, të shërbej si vetëmbrojtje nga agresioni i jashtëm retorik, mediatik e politik.
Aleanca e Gangsterëve të Kosovës (AGK), gati secilën herë, ishte dhe është që bota shqiptare të ketë një media/gazetari të korruptuar në një Republikë të korruptuar e të dobët, sepse vetëm në një Republikë të tillë të korruptuar kjo mundte të manipulonte e të përvetësonte…

Aleanca e Gangsterëve të Kosovës (AGK), siq duket, nuk e ka të qartë se, vetëm një media e lirë mund të krijoj kushtet për një Atdhe të fortë, të bashkuar, të rigjeneruar moralisht, politikisht dhe fitimtar.

Rikthimin e Republikës së Kosovës tek lavdia, pra duke përfshirë forcën, aftësinë, kurajën, besnikërinë, nderin, sensin qytetar dhe gjallërinë publike, AGK-ja e vlerëson si dekadencë!
Në të njëjtën kohë, AGK-ja, pra Aleanca e Gangsterëve të Kosovës, në këtë situatë retorike dhe politike tejet të tendosur, në vend se të analizoj fjalët dhe fjalitë tendencioze, mizore, tradhëtare, të rreme dhe të poshtëra të medias shqipe, të deputetëve shqiptarë e serbë, të analistëve, që po e shigjetojnë gjeopolitikën humane shqiptare, shkon dhe sulmon RTK-në dhe drejtorin e zgjedhur në mënyrën më te pastër e më të ndershme profesionale.

Të nderuar lexues,
Aleanca e Gangsterëve të Kosovës (AGK), përsëri, fatkeqësisht përsëri, vetëzbulohet se është mosmirënjohëse, e paqëndrueshme, fsheharake, e frikësuar nga rreziku i gazetarisë asnjënëse dhe lakmitare e çartur për përfitime materiale e karieriste.