Përfundon takimi ndërmjet Kurtit e ambasadorëve të QUINT-it.

E pavarura nga partitë politike, nga individët dhe nga klanet e korruptuara ekonomike-politike, agjencioni “MekuliPress”, mëson nga burime të sigurta se, i pakorruptuari, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, ishte shumë konstruktiv, i qetë, me plot logjikë dhe i mbërthyer me petkun e diplomacisë europiane e demokratike. Në këtë takim Kurti ishte edhe më i prerë se asnjëherë më parë: “Nuk ka lëshime sa i përket asociacionit “një-etnik” në Kosovë.”

Kujtojmë se redaksia e “MekuliPress” do të mbeshtesë pa rezervë secilën parti, individ, akademik, Kryeministër dhe Qeveri, që mbronë vlerat europiane, demokratike e kombëtare shqiptare; kjo duke u bazuar në respektimin e vlerave kulturore, fetare, edukative e arsimore të secilës pakicë që jeton brenda kufijëve të teritorit të R. së Kosovës.