Ministri i Financave, Hekuran Murati ka publikuar linkun se ku mund të aplikojnë të rinjtë të moshës 18-25 vjeç, që duan të punësohen.

Ai ka bërë të ditur se paga minimale do të jetë 264 euro në muaj, dhe pas 6 muajve punëdhënësi mund të rrisë këtë pagë.

“Subvencioni i Qeverisë do të jetë në nivelin 264 euro/muaj, për 6 muaj me radhë, ndërsa punëdhënësi mund të shtojë edhe mbi këtë shumë”, është shprehur Murati.

Ai ka bërë thirrje tek bizneset që të përfitojnë nga kjo mundësi, dhe të shpallin pozitat e lira përmes platformës “Super Puna”.

https://superpuna.rks-gov.net

Ai ka përmendur masat që janë marrë gjatë vitit të kaluar të cilat kanë ndikuar në punësimin e grave dhe të rinjve.

Sipas tij, përmes atyre masave janë punësuar pesë mijë gra.

Edhe ministri Hekuran Murati ka thënë më këtë po përmbushet premtimi për punësim të garantuar për moshat nga 18 deri në 25 vjet.

Sipas tij, nga kjo mbështetje llogaritet që vetëm vitin e para të përfitojnë rreth 10 mijë persona.

Ai ka thënë se paga që do t’iu jepet nga Qeveria është në shumë prej 264 euro, duke e bërë efektive këtë nivel të pagës pa kaluar në Kuvend.

“Bizneset nuk do të kenë kosto shtesë për gjashtë muajt e parë dhe do të trajnojë të rinjtë për punë. Ndërsa Qeveria do të mbështesë me paga për atë periudhë”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se platforma do të ketë edhe një mekanizëm që do të mbikëqyrë në mënyrë që të mos ketë keqpërdorime.

Murati ka ftuar bizneset që nga sot të shpallin konkurset në këtë platformë dhe Qeveria t’i mbështesë për punësim.