Gjashtë kushtet e Kurtit kanë hyrë në agjendat e diskutimeve me diplomatët perëndimorë. BE-ja e ka një qëndrim për to, por Lajcak s’do që ta zbulojë. Amerikanët që sot ishin pjesë e diskutimeve qëndrojnë prapa atyre që tashmë i kanë thënë për Asociacionin, ndërsa Mbretëria e Bashkuar rithekson se nuk është për një Asociacion njëetnik.

Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin që pati sot me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti.