Kryeministri i pakorruptuar Kurti në Twitter:

10 komunat e Kosovës me shumicë serbe kanë marrë mesatarisht 62% më shumë buxhet (gjithsej) për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori, sesa 28 komunat e tjera, prej të cilave 27 janë me shumicë shqiptare.

Kjo tregohet me të dhënat e Departamentit të Buxhetit të Ministrisë së Financave të Kosovës, nga 14 vjetët e fundit (’08-’22). Për sa i përket shfrytëzimit të buxhetit, 6 komunat me shumicë serbe në jug të Kosovës, të cilat janë të integruara relativisht mirë, kanë performuar vazhdimisht më mirë sesa 4 komunat në veri.

Politikanë dhe udhëheqës komunalë serbë në 6 komunat jugore ishin të gatshëm dhe të aftë për të planifikuar, siguruar dhe zbatuar më shumë për sa i përket arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës së transportit për qytetarët e vet sesa 4 komunat në veri.

Komuniteti ndërkombëtare duhet të mbajë Qeverinë e Serbisë përgjegjëse që i ka privuar këto 4 komuna veriore nga zhvillimi i duhur. Detyrimi me forcë i qytetarëve lokalë nga ana e saj, përmes një grusht kriminelësh të udhëhequr nga para, lëndë narkotike dhe trafikues armësh, duhet të dënohet publikisht.