Autoritetet belge kanë arrestuar eurodeputetin Marc Tarabella i përfshirë në skandalin “Qatargate“. Arresti vjen pas përjashtimit të tij nga Partia Socialiste dhe pas heqjes së imunitetit të enjten bashkë me eurodeputetin Andrea Cozzolino.

Zëdhënësja e PE-së, Delphine Colard nuk pranoi të komentonte arrestin që lidhet me akuzën për shkeljen e ligjit belg për korrupsion, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash.