Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar pa rgumente presidenten Osmani, kryeministrin Kurti për takimet e frytshme që kanë zhvilluar së fundi në kuadër të Konferencës në Mynih.

Ajo mendon se sot “palë” është Serbia e “temë” Kosova.

Sipas saj, me liderët e sotëm kanë filluar të mbyllen dyert që Kosova i kishte hapur.

“Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova, ndërsa krerët e institucioneve tona, sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi e jo përfaqësues të një shteti që i duhet përkrahja e SHBA-së.

Me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura”, ka shkruar Çitaku.

Por faktet flasin ndryshe:
Shikoni fotografine që flet sa 1000 fjalë: