Ish presidenti i Kosoves, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar njohje nga dy shtete të mëdha për Kosovën.

Pacolli ka thënë se ekziston që sa kohë një marrëveshje e fshehur në mes të Kosovës dhe të Serbisë që të mos ketë njohje të reja për Kosovën, por edhe fushatë të ç’njohjeve për Serbinë.

Mirëpo, Pacolli thotë se kjo nuk e ndalon atë që të vazhdojë të punojë.

Sipas tij së shpejti do të ketë dy njohje të mëdha.

“Normalisht. Shembull, a e dini çfarë kam bërë javën e kaluar. Nuk kam nevojë ta prezantojë sepse ashtu janë rrethanat. Kam qenë atje. Po ju tregoj se dy shtete të mëdha janë afër. Është një marrëveshje e fshehur me Serbinë që të mos punohet në njohje të reja dhe të mos ketë fushatë për çnjohje. Unë kam zhvilluar hapësirën time të operimit dhe nuk do të ndalem. Nuk e kam bërë unë atë marrëveshje. Nuk do të kisha dashur që nesër të përfolem”, tha Pacolli për televizionin ATV