Policia e Kosovës ka ndarë në Facebook një video sensibilizuese për kujdes të shtuar në trafik.

Apel për kujdes në trafik

“Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minuti.

Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Kjo video sensibilizuese vjen pasi ditëve të fundit, vendi ynë është tronditur nga disa aksidente ku pati edhe viktima.