Analisti polak nga Instituti i Evropës së Re, Jakub Bielamowicz letrën e treshes evropiane, Gjermanisë, Francës dhe Italisë e ka quajtur presion brutal mbi Kosovën për të pranuar marrëveshjen e Asociacionit serb në takimin e sotëm që do të mbahet në Bruksel.

Ai tutje ka thënë se kjo nënkupton për të rënë dakord për ndarjen e saj de facto, përfshirë një Republikë Srpska 2.0, në këmbim të njohjes vetëm “eventuale” nga Serbia.

Ai në fund ka porositur Kryeministrin Kurti që të qendrojë i fortë duke i shkruar në twitter në gjuhën angleze: Stay strong, PM @AlbinKurti .