Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Handikos-it, me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.Kurti dhe kabineti i tij pritën përfaqësuesit ulur në karroca, në shenjë solidariteti me ta.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e Handikos-it pritet të takohen edhe me presidenten Vjosa Osmani si dhe të parin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.