Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), i cili menaxhon hapësirën e ulët ajrore, ka bërë me dije se shumë shpejt avionët nga Kosova do të mund të fluturojnë përmes Shqipërisë në Evropën Perëndimore.

Bujar Ejupi, drejtor i përgjithshëm i AAC-së, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se tashmë është dhënë leja për shfrytëzimin e pikave Kukad dhe Arbër.

Hapjen e këtij korridori e ka paralajmëruar edhe KFOR-i, i cili është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës. “Pikat Kukad dhe Arbër janë në territorin shqiptar, kështu që institucionet e aviacionit të atij vendi janë autoritetet përgjegjëse për planifikimin dhe menaxhimin e asaj hapësire ajrore”, është thënë në deklaratën e KFOR-it për REL.

Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.

Kjo marrëveshje deri me tani nuk është zbatuar për shkak të disa procedurave teknike.