Panopticon – burgu perfekt i ideuar nga filozofi britanik i shekullit të 17-të, Jeremy Bentham. Siҁ thuhet filozofi në fjalë “konsumoi veten për dy dekada” për të gjetur modelin perfekt të një institucioni mbikëqyrës ku një roje të mund të kishte këndvëzhgimi për të gjitha qelitë njëherazi. Ndërkohë që të burgosurit nuk do të kishin mundësi të shihnin rojet.

Ideja luan me një ligjësi të pushtetit tërësor: i dukshëm, i kapshëm, por i paverifikueshëm, ligjësi që ndërtohet në relacion gjeometrik mes dy subjekteve. Në një model 3D të krijuar nga Myles Zhang, sugjerohet sesi mund të ishte një burg i tillë që emfatizon përmbi të gjitha një nevojë organike të njeriut për të kufizuar hapësirën e vet sociale.