Mjekët dhe infermierët janë heronj dhe si të tillë duhet të trajtohen nga të gjithë ne. Në një kohë pandemie, kanë qëndruar stoikë në punë, pavarësisht rrezikut për jetën e tyre. Më poshtë ju sjellim një nga dedikimet më të bukura të një bashkëshorti për gruan e tij, e cila është infermiere në një ambulancë që merret me të aksidentuarit në aksidente rrugore.

“Kjo është një fotografi e gruas sime duke dremitur. Ajo është një infermiere me profesion.

Një orë më vonë do të zgjohet, do të veshë uniformën e infermieres, do të krehë flokët dhe do të bëjë një grim të lehtë. Më pas do të ankohet se nuk është më aq e bukur sa më përpara dhe sigurisht unë do ta mohoj një pohim të tillë, sepse tek ajo shoh krejt të kundërtën…

Pas kësaj do t’i sjell kafen dhe djali ynë do të vijë të luajë me të. Ajo do të qeshë pak përpara se ta shtrëngojë fort me krahët e sajë, dhe me mendje të pranojë t’i thojë lamtumirë kujdesit për njerëzit në punë. Sot ndoshta mund të mos jetë dita më e mirë e jetës së tyre, por dhe ajo ka një familje për të cilën duhet të kujdeset e ta harrojë për pak kohë punën.

Gruaja ime punon si infermiere në një ambulancë që merret me aksidentet.. me siguri që sot do të shohë aksidente, plagë me armë, jetimë dhe të rritur që kanë humbur fëmijët rrugëve. Ama çfarëdo që të ndodhë, jam i sigurtë se ajo do të kujdeset më së miri për ta. Pas 14 orësh do të kthehet nga puna dhe do të heqë këpucët, mbi të cilat mund të jetë derdhur aq shumë gjak e ndoshta akoma më shumë lot, por do të lërë gjithçka jashtë para se të hyjë në shtëpinë tonë.

Ndonjëherë ajo nuk flet shumë. Ndonjëherë tregon ngjarje shumë qesharake. Ndonjëherë ajo qan pa thënë asnjë fjalë. Por sidoqoftë, ajo zgjohet çdo ditë, gati për të shkuar dhe për të bërë të njëjtën përpjekje për njerëzimin. Kjo heroinë është një infermiere, kjo heroinë është gruaja ime”. – Bobby Wesson