Takimet e Yuri Kim me përfaqësues të politikës ishin lajmi i ditës. Kështu u përcoll në disa media. Turi i ambasadores amerikane në seli të partive politike shqiptare. Zonja Kim ka takuar Damian Gjiknurin, numër dy i PS-së, Ilir Metën dhe Enkelejd Aliebeajn.

Siç mund të merret me mendn është shmangur takimi me Sali Berishën dhe përfaqësues të PD-së me Seli. Kaq ka mjaftuar që yryshxhinjtë të deklarojnë se Yuri Kim shpalli kryetarin e PD-së. Tani, kur lexon këto komente, të vjen keq që nuk lejohen kandidatë për deputetë nga spitali psikiatrik, sepse trivialiteti i qasjeve të tilla ka defiçencën e provincës, ligësinë e dështakëve dhe mençurinë e berberënës.

Zonja Kim thjesht nuk e takoj dot Sali Berishën për arsye formale. Strikt formale. Është person non grata i shtetit që ajo përfaqëson. Asgjë më shumë. Sigurisht që kjo nuk e bën Berishën më pak përfaqësues nga sa është, thjesht relacionet e tij me ShBA nuk kanë ndryshuar. Në cilin tagër ta takojë Kim Berishën?

Për ata që shesin këtë mall në media është e udhës të na thonë se pse ShBA, superfuqia e botës e njeh Bashën për kryetar partie me vulë, ndërkohë që ky i fundit vetë, as po duket për fushatë elektorale për 14 majin? Thonë se Basha po rri në hije, po luan fijet. Në cilën hije po rri z. Basha pas qëndrimit nën hijen e Berishës? Nën hijen e buzëqeshjes së vet?

Ciladoqofshin lëvizjet e Kim në Tiranë, gara elektorale është mes Berishës dhe Ramës. Opozitës së njërit dhe qeverisë së tjetrit. Garat e stisura dëmtojnë edhe këtë demokraci që kemi dhe atrofizojnë çdo përmbajtje të ligjërimit që edhe kështu ka kalur funditn.

Mbetet vetëm që z. Basha t’i publikojnë pseduonimin e Luftës speciale që ai drejton në pritje të zbarkimit të tij në selinë që edhe nuk i duhet aq e madhe xhanëm.