Dokumentet sekrete të shërbimeve inteligjente amerikane që kanë rrjedhur së fundmi në rrjetet sociale përmbajnë edhe ato që quhen kartat e forta të skenarit të luftës në Ukrainë. Gazeta “New York Times” citon dokumetet sipas të cilave shërbimet amerikane të mbrojtjes konsiderojnë si skeanr goditjen e Kremlinit nga Ukraina, apo edhe vrasjen e Volodymyr Zelenskiyt.

Në skenarin e goditjes së Kremlini, shërbimet amerikane nuk publikojnë pasojat e mundshme që do të vinin, ndërkohë që sipas gazetës amerikane, SHBA ka refuzuar deri më tani të furnizojë Ukrainën me armë të afta të godasin Kremlinin.

Dokumenti mendohet se është përpiluar në muajin shkurt 2023 dhe ka krijuar shumë probleme të nivelit politik për shkak se zbulon disa të vërteta që rrinë larg përpunimit të opinionit publik për konfliktin në Ukrainë.