Në lidhje vendimin për “hapjen e Urës së Ibrit” nga Kuvendi Komunal në Mitrovicën e Veriut pasi këtë komunë e fitoi Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe Presidenti despot i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku iu drejtua Kryeministrit të Kosovës, me pyetjen naive se “pse po e bënë këtë ky njeri”. Një vendim të tillë e quajti “okupim”.

“Lideri okupator Albin Kurti morri vendim për të hapur urën që për shumë kohë ka shërbyer si digë për sigurinë e serbëve, që shqiptarët të mos e marrin Mitrovicën. Për shumë vite, njerëzit tonë kanë kundërshtuar dhe pyetur se pse ky njeri po e bën këtë. E vetmja gjë që ai dëshiron të bëjë është të dëbojë njerëzit anë dhe dëshiron konflikte”, ka thënë ai.

Vuçiq thotë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “dëshiron konflikt me çdo kusht” derisa vazhdoi të pyesë se “pse po e bën këtë?”.

“Do të bëjmë ç’të jetë e mundur të ruajmë paqen, do të bëjmë më të mirën që asnjë grua të mos mendojë të dërgojë fëmijën e saj në luftë. Kurrë mos ëndërroni që do të keni sukës të dëboni ose shkatërroni serbët, sepse në atë rast, do të dimë ç’duhet të bëjmë”, ka thënë ai.