Sipas rezultateve të publikuara në Serbi jetojnë 61.687 shqiptarë, kurse vetëm në Beograd janë mbi 100 mijë shqiptarë!

Sot, jan shpallur rezultatet zyrtare të regjistrimit në Serbi.

Dhe paraqitja jo e drejtë, pasi ky numër i regjistrim është manipulim dhe mos pasqyrim i drejt e objektiv.

Janë shpallur 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare që përfshijnë Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Kujtoj se në qytetin e Leskocit janë mbi 10 mijë shqiptarë, në qytetin e Nishit janë mbi 20 mijë shqiptarë, në gjithë Vojvodinën jan mbi 50 mijë shqiptarë, kurse vetëm në qytetin e Beogradit janë mbi 100 mijë shqiptarë.

Procesi i regjistrimit në Serbi është realizuar nga data 1 Tetor i vitit të kaluar dhe është zhvilluar deri më datën 31 Tetor.

Në Krahinën Shqiptare, kur kemi një diskriminim më të madhë në këtë pjesë të Evropës, kur kemi pasivizim të adresave dhe pastrim etnik në mënyrë institucionale, tani janë manipuluar statistikat, sepse numri prej 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare, nuk është regjistrim i sakt – pra jemi shumë më shumë.

Refik Hasani, 28 prill 2023

Të dhënat e publikuara bazohen si në: https://www.stat.gov.rs/sr-latn/vesti/20230428-konacnirezpopisa/ dhe në https://publikacije.stat.gov.rs/G2023/Pdf/G20234001.pdf

Për Komunën e Preshevës dhe Komunën e Bujanocit, janë të përfshirë në këtë statistikë në faqen 106, kurse për Komunën e Medvegjës, jan të përfshirë në këtë statistikë në faqen 94.