Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, derisa ky i fundit po flet para mediave.

Vuçiq ka bërë të ditur se Kosova nuk e ka pranuar draft statutin e propozuar sot në takim nga Ekipi Menaxhues.

“Reagimet e tyre ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre.. edhe pse gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2013.” – ka thënë Vuçiq, për median serbe, “Kosovo-Online”.

Po ashtu, Vuçiq para mediave ka thënë se “ose do të pranohet ajo për të cilën janë marrë vesh në vitin 2013 dhe 2015 ose është fundi i gjithçka”.

“S’ka nevojë, dhe s’ka kuptim që të pranojmë argumentimin, është qasje pa kuptim, ose do të pranohet ajo që është marrë vesh në 2013 e 2015, ose fundi i gjithçka.” – deklaroi ai.

“Për mua është përmbajtja e rëndësishme, kam paralajmëruar që nga fillimi, që do të vihet deri këtu. Prap kemi dëgjuar argumentimin, letra e Mogherinit…Kemi dëgjuar prezantimin, argumentimin mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pastaj edhe për Kombet e Bashkuara. Unë kam thënë se nuk mund të shkoni përpara pa përmbushur atë që keni nënshkruar, pot ë përmbushni, mund të shkoni përpara.” – ka thënë tutje ai.