Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveria të cilën ai e drejton, parasheh zhvillimin e energjisë së ripërtërishme në 10 vitet e ardhshme.

Kurti në konferencën e titulluar “Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023” ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit me FMN-në, e cila do të përdoret për energjinë e rinovueshme.

“Një marrëveshje e fundit me FMN-në na jep 80 milionë euro për ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme dhe solare. Me Strategjinë tonë të Energjisë 2022-2031, ne parashikojmë për më pak se 10 vitet e ardhshme me shumë se 1,300MWh të gjeneruara nga burimet e rinovueshme”, ka theksuar Kurti.