Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të drejtë për shpronësime për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik,”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut.

Për këtë vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka reaguar ashpër e me ofendime Lista Serbe.

Kjo parti ekstremiste serbe përmes një shkrimi në Facebook ka kritikuar qeverinë dhe vendimin për shpronësimin, duke thënë se po bëhet “dëbimi i serbëve nga veriu i Kosovës”

Në reagimin e tyre bëhet thirrje që ndërkombëtarët të reagojnë ndaj Kurtit.

“Përfaqësuesit e popullit serb që kundërshtojnë këtë vendim antiserb, regjimi i Kurtit është inkurajuar nga disa pjesë të komunitetit ndërkombëtar, vazhdon realizimin e planeve të tyre për dëbimin e serbëve nga shtëpitë shekullore.”

“Në emër të popullit serb, i bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë Kurtin të shkaktojë konflikte dhe kaos në veri të Kosovës, sepse ky është qëllim i dukshëm për të, pasi ai publikisht vlerësoi dëshirën e tij për zgjidhjen e problemeve në veri të Kosovës është për të përdorur përvojat kroate që aludojnë për spastrimin etnik të kryer në atë vend në aksionet Blic dhe Stuhi.”

“Populli serb nuk do të lejojë që banditi Kurti t’ia marrë atdheun ashtu dhe do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike, ligjore dhe legjitime kundër këtij vendimi antiserb që po merr hektarë tokë serbe.” – thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.