Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se hyrja e djeshme të tre kryetarëve të veriut në objektet komunale dhe vendosja e flamurit të Kosovës në ato objekte është sukses i madh i Kosovës, shkruan e pavarura, MekuliPress

Spahiu me te drejtë e thotë se “ky veprim është më e rëndësishme se sa shpallja e pavarësisë së Kosovës.”

“Përndryshe ky është një sukses i madhe i shtetit të Kosovës, madje më i madh se shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Është sukses. Është më e rëndësishme për Kosovën se shpallja e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Spahiu ka shtuar se me këto aksione nuk është përmbyllur gjithçka.

“Prandaj, beteja nuk ka përfunduar edhe në muajt në vijim, natyrisht, nëse arrijnë institucionet e Kosovës dhe Policia e Kosovës me e mbajt këtë gjendje që është sot. Atëherë pozita e Kosovës në Bruksel do të jetë më e favrorëshme sesa në të kundërtën…”, ka thënë Spahiu.