Kongresmeni Ritchie Torres shprehu zhgënjimin e tij me komentet e fundit të sekretarit Antony Blinken për zhvillimet në veri të Kosovës. Torres, i njohur për mbështetjen e tij të fortë për Kosovën, mbrojti statusin e Kosovës si një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara.
“Kosova është një aleate e palëkundur e SHBA-së. Kur SHBA-ve u duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u ngrit në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së.” – tha Torres.
Vërejtjet e sekretarit Blinken, të lëshuara dje, dënuan veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat ai beson se po përshkallëzojnë tensionet në pjesën veriore dhe po kontribuojnë në rritjen e jostabilitetit. Sekretari i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme” dhe të ridrejtojë fokusin drejt Dialogut të lehtësuar nga BE.
Kosovo is an unwavering ally of the US. When the US needed countries to take in Afghan refugees, Kosovo was the first and among the few to rise to the occasion.
It’s disappointing to me and my Albanian constituents to see Secretary Blinken publicly attack a US ally. https://t.co/Ay9VwZMfh7
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) May 27, 2023