Aleksandar Vulin, ministër për çështje social në Serbi dhe ish – ministër për Kosovën, në Paris ka nderuar Esat Pashë Toptanin te varri i tij.Aleksandar Vulin, ministër për çështje social në Serbi dhe ish – ministër për Kosovën, në Paris ka nderuar Esat Pashë Toptanin te varri i tij.
Aleksandar Vulin, ministër për çështje social në Serbi dhe ish – ministër për Kosovën, në Paris kishte nderuar Esat Pashë Toptanin te varri i tij. Vulin, duke vendosur një kurorë lulesh te varri i Esat Pashës, e cilësoi kontributin e tij për Serbinë.
“Serbia i kujton heronjtë e saj, por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën, i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishte mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftë edhe e jona”, tha Vulin tek varri i Esat Pashës.
Sipas tij, Esat Pasha duhet kujtuar përherë, pasi përveçse u varros pranë serbëve në varrezat e Parisit, ndihmoi forcat ushtarake serbe për të depërtuar në Shqipëri.
“Esat Pasha është shembull se si shqiptarët dhe serbët do të duhet të bashkëpunonin, rruga e tij ishte rruga e mirëkuptimit e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ai ishte shqiptar që i donte serbët për këtë arsye nuk bën të harrohet”, kishte thënë Vulin, raporton Presse.
Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq Esat Pashën e kishte quajtur “aleat e komandant i famshëm dhe ministër i parë i brendshëm e pastaj edhe kryeministër i Shqipërisë në fillimin e shekullit 20”.
Ai kishte shtuar se Esat Pashë Toptani ka qenë “mik dhe aleat i madh i serbëve i cili ushtrinë serbe, gjatë tërheqjes nëpër Shqipëri, me xhandarë të vet, e ka mbrojtur nga bandat kaçake dhe i cili duke përcjellë mbretin dhe Qeverinë, ka vazhduar të luftojë në anën serbe edhe në frontin e Selanikut”.
Esat Pashë Toptani, i cili në historiografinë shqiptare njihet tradhtar i vendit, u vra nga Avni Rrustemi më 13 qershor 1920 në Paris, Francë.